16:01, 12 Shtator 2018

Federata e Basketbollit të Kosovës, ka njoftuar se më datën 13 shtator 2018, do të luhet ndeshja ndërmjet përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë.

Kjo ndeshje është e vlefshme për fazën parakualifikuese për FIBA EuroBasket 2021, njofton Klan Kosova.

Ndeshja do të luhet nga ora 20:30, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ndërsa biletat kanë dalë në shitje sot në 12:00.

“Çmimet e biletave janë dy euro dhe dhjetë euro dhe mund t’i gjeni tek NewBorn”.

klankosova.tv