Bashkim Spahiu caktohet në vend të Nazim Sahitit NULL NULL 17.10.2018 14:37 17.10.2018 14:37 Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, bazuar në Udhëzimin Administrativ mbi Marrëdhënien e Punës në Policinë e Kosovës, për shkak të nevojave operacionale ka bërë ndryshime të stafit udhëheqës të drejtorive. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Zyra për Informim e Policisë së Kosovës. Në përgjigjen e tyre thuhet: “Bazuar në Udhëzimin Administrativ Mbi Marrëdhënien e Punës në Policinë e Kosovës, për shkak të nevojave operacionale të shërbimit, Drejtori i Përgjithshëm e ka caktuar Major Nazim Sahitin në kuadër të Departamentit për Kufi, ndërsa në pozitën e Drejtorit të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike është caktuar Major Bashkim Spahiu”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 12 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 51 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë