Bashkia Tiranë konfirmon koncertin e Enrique Iglesias në Tiranë NULL NULL 19.11.2017 16:56 19.11.2017 16:56 Ylli i muzikës botërore, Emeli Sande do të performojë për “Natën e Bardhë” në Tiranë, Artisten e njohur pritet ta ndjekin një numër i madh adhurues të kryeqytetit në sheshin “Skënderbej”, pasi fama e këngëve të saj është mbarëkombëtare. Por Bashkia e Tiranës duket se ka rezervuar një tjetër surprizë për kryeqytetasit, pasi në muajin maj pritet të vijë në Tiranë artisti më “in” i viteve 2000, Enrique Iglesias. Lajmin e ekskluziv e bëri me dije drejtorja e promovimit në Bashkinë e Tiranës, Juli Dhame e cila tha se Iglesias por dhe shumë yje të tjerë botëror duan të performojnë turet në Tiranë. E ftuar në programin “Pasditja ime” të gazetarit Eraldo Rexho, Dhame tha se evente të tjera kulturore pritet të zhvillohen përgjatë fundvitit në Tiranë./revistawho.com *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.