Bashkësia Islame e Kosovës shtron iftar për gazetarët (FOTO) NULL NULL 28.06.2016 21:38 28.06.2016 21:38 Bashkësia Islame e Kosovës gjatë mbrëmjes së sotme ka shtruar iftar për gazetarët e të gjitha mediave në Kosovë. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në një fjalë rasti para gazetarëve ka thënë se nuk do ta lejojnë askënd që të dëmtojë harmoninë fetare që sipas tij, ekziston në Kosovë. “Nuk do ta lejojmë askënd që t’i bëjë dëm vendit në emër të fesë”, ka thënë myftiu Tërnava, njofton Klan Kosova. Bashkësia Islame e Kosovës organizon iftar për gazetarët gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit çdo vit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 5 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 5 orë më parë