Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Basha: Vettingu i politikës, emergjencë kombëtare

NULL NULL
18.09.2018 16:32

E premtja do të jetë edhe dita që opozita në Shqipëri thotë se starton vetingu i politikanëve. ]

Si provë të vullnetit të mazhorancës, Lulzim Basha bëri një paralajmërim për kreun e kuvendit Gramoz Ruci, të cilit më herët opozita i ishte drejtuar me një shkresë ku i kërkon nisjen e procedurave për shqyrtimin e nismës së saj kushtetuese, ndonëse Kryeministri Rama më herët është shprehur se do t’i drejtohet për mendim Komisionit të Venecias.

“Shqiptarët nuk kanë kohë të presin. Komisioni i Venecias është shprehur në ligjin për gjyqtarët. Të premten të mblidhet seanca e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, Ruçi duhet të mbledhë Këshillin e Rregullores për të nisur pa vonesë procedurën për shqyrtimin e amendamenteve për vettingun e politikanëve. Më pas propozimi të jetë në sallën e Kuvendit. Është emergjencë të nisë menjëherë procedura”.

Një tjetër mesazh adresoi për kundërshtarin e tij politik të cilin e paralajmëroi se vota pro e mazhorancës do të përcaktojë sjelljen institucionale dhe politike të opozitës, duke lënë të hapur çdo skenar, nga bojkoti i Kuvendit deri tek mos hyrjen në zgjedhje.

“Nëse s’e voton vettingun në politikë, le ta dinë të gjithë shqiptarët që s’ka më asnjë rekurs institucional dhe asnjë menyrë tjetër për t’u përballur me krimin në mënyrë politikë dhe institucionale dhe pasojat do t’i diskutojmë bashkë me shqiptarët për t’i dhënë përgjigjen përfundimtare”.

Pa komentuar nuk la edhe arsyen e lirimit nga burgu të Ermal Hoxhës, i arrestuar në operacionin e policisë në laboratorin e drogës në Xibrakë, raporton Tvklan, transmeton Klan Kosova.

“U lirua Ermal Hoxha për sjellje të mirë, se nuk nxorri emrin e Olsit të Ramës, që është garantuesi i fabrikës së kokainës. Xhafaj dhe Tahiri kanë prova të përfshirjes së Olsi Ramës në laboratorin e drogës së Xibrakës”.

Për kreun e opozitës, vettingu i politikanëve është emergjencë kombëtare, përmes të cilit Basha tha se nuk do të lejojë daljen nga rrjeta të peshqve të mëdhenj. Ai tha se ky proces nuk do të bëhet nga politika dhe do ketë mbikqyre ndërkombëtare dhe do të jetë krejtësisht i pavarur nga ai i drejtësisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.