12:31, 13 Shtator 2017

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, i ka dërguar telegram urimi kryeministrit Ramush Haradinaj, për detyrën e re në krye të Qeverisë të Republikës së Kosovës.

Më poshtë telegrami i urimit nga kreu i PD-së, njofton Klan Kosova.

Në emër të Partisë Demokratike dhe në emrin tim ju shpreh urimet më të sinqerta për detyrën e lartë dhe me përgjegjësi të drejtimit të Qeverisë së Kosovës. Kam besim të plotë se ju do t’ia dilni kësaj sfide të rëndësishme me të njëjtin sukses që keni përballur dhe sfida të tjera në historinë e Kosovës.

Unë dhe Partia Demokratike ju ofrojmë të gjithë mbështetjen tonë në realizimin e misionit tuaj të lartë për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Me respekt dhe përshëndetje vëllazërore,

Lulzim Basha

Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë

Interesante