9:44, 14 Shtator 2018

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, postoi mëngjesin e së premtes një video në Facebook ku tregon atë që ai e quan “rrënim i ekonomisë dhe vendit nga korrupsioni i qeverisë së Edi Ramës”.

“Korrupsioni i qeverisë “Rama” po na varfëron çdo ditë. 1 në 3 tendera është dhënë pa garë. 229 milionë euro kanë shkuar për luks qeveritar. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më shumë korrupsion, aq më i varfër populli”, ka shkruar Basha në rrjetin social./ Top Channel