22:33, 12 Korrik 2018

Kryetari i PD- së, Lulzim Basha e ka konsideruar pa asnjë rezultat ecurinë e reformës në drejtësi, duke akuzuar mazhorancën si përgjegjëse për ritmin e ngadaltë të saj.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës Basha ka folur edhe për lobimin me firmën amerikanë Muzin, akuzat ndaj Taulant Ballës e çështjen e Teatrit Kombëtar.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Basha ka thënë se mazhoranca ka kapur drejtësinë dhe kjo shpjegon edhe ritmin e ngadaltë e pa rezultat të reformës.

“Vetting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve po ecën me këto ritme të ngadalta pasi Partia Socialiste ka hedhur poshtë kërkesën edhe të organeve të vetting-ut edhe të opozitës për t’u pajisur me një buxhet të mjaftueshëm dhe me burime njerëzore, në mënyrë që vetting-u të ecë më shpejt…. Ndaj kemi ardhur këtu: nuk kemi asnjë bandë të krimit të organizuar të çmontuar, nuk kemi asnjë kokë të krimit të organizuar para gjykatës, nuk kemi asnjë politikan të lidhur me krimin, apo të korruptuar para drejtësisë. Pra, rezultatet e reformës në drejtësi janë akoma zero.

Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, ky ligj nuk është gjë tjetër veçse një ligjërim i vjedhjes, një akt që legjitimon vjedhjen. Pra, vjedhja dhe korrupsioni nuk janë probleme të reja në Shqipëri, por kjo është hera e parë kur maxhoranca në parlament voton për të ligjëruar vjedhjen. Kjo përbën një precedent të rrezikshëm”, ka thënë Basha.

 

Interesante