Basha: Reforma në drejtësi po bllokohet qëllimisht NULL NULL 13.12.2017 12:21 13.12.2017 12:21 Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët foli me Kushtetutë në dorë në lidhje me çështjen e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm. “Nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë me 3/5 të votave me Vetting. Këto nuk mund t’i shkelë askush. Sot nuk kemi krizë të zgjedhjes së kryeprokurorit, por kemi bllokim të qëllimshëm të reformës në drejtësi. Prandaj s’duhet të merren me propozime pazaresh politike në kurriz të kushtetutës. Cilat ishin qëllimet kryesore të reformës në drejtësi? Pastrimi i drejtësisë nga prokurorët e gjyqtarët e korruptuar dhe pavarësia e drejtësisë nga politika, që do me thënë ndalimi i emërimeve politike në drejtësi,” – tha Basha, shkruan lapsi.al, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë komandantin e lartë të Hamasit në Al-Shifa 14 minuta më parë
Lajme Franca mbyll faqen e interneti që pretendonte se po rekrutonte vullnetarë për të luftuar në Ukrainë 20 minuta më parë