13:15, 13 Tetor 2017

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se karrigia e tij lidhet drejtpërdrejt me krimin dhe se duhet të largohet ai që të ikë edhe krimi.

Duke i kujtuar deklaratat e ambasadorin amerikan Donald Lu, për klanet dhe familjet mafioze, ai i tha Ramës se ndërkombëtarët e kanë vënë tashmë në rreth të kuq.

“20 familje kriminale dhe4 klane mafioze, kam një vërejtje për ambasadorin Lu se e hapi gojën pas zgjedhjeve, por më mirë vonë se sa kurrë. Ti nuk je zgjidhja, por ti je problemi. Partnerët i kanë dëgjuar kritikat e mija, flisnin për fara, zogj e peshq, por vetëm drogën se shikonin. Komuniteti ndërkombëtar të ka në rreth të kuq”, tha Basha, shkruan gazeta Shekulli.

Interesante