Basha, Ramës: Po na fton të shkelim Kushtetutën NULL NULL 11.12.2017 18:24 11.12.2017 18:24 Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i PD-së Lulzim Basha në lidhje me ftesën e kryeministrit Rama për të gjetur konsensusin për Kryeprokurorin, tha se PD nuk do të bashkëpunojë me askënd që e fton të shkelë Kushtetutën. “Pse 1 vit e gjysmë pas reformës në drejtësi Rama do të emërojë një prokuror vetëm me votat e maxhorancës? Për të mbrojtur paratë e pista të drogës, për të mbyllur dosjet e krimit, Tahirit, Habiljave, Balilajve, Qazim Sejdinit, Damian Gjiknurit, Vasgjush Dakos. Me ligjin që vetëm Rama ka caktuar ky prokuror ka fuqi të transferojë apo pezullojë prokurorët. Thirrja ime e vetme ndaj Ramës është të zbatojë Kushtetutën sepse e ka për detyrë. Nëse Edi Rama vepron në kundërshtim me kushtetutën për të futur në dorë Prokurorin e Përgjithshëm, do të përballet me përgjigjen më të fuqishme nga opozita”, theksoi Basha. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kuvendi i Madh i Pashkëve në Beograd, paralajmërohet për shpalljen e “botës serbe” (VIDEO) 7 minuta më parë
Kosova Votuesit jashtë vendit për zgjedhjet e 21 prillit, mund të regjistrohen deri më 3 prill 17 minuta më parë