Basha: Qeveria shqiptare t’i bëjë presion Beogradit të anulojë fletarrestet NULL NULL 27.04.2017 11:20 27.04.2017 11:20 Kryetari i PD-së në Shqipëri e quan drejtësi të plotë vendimin e sotëm të gjykatës franceze për lirimin e Ramush Haradinajt. Me vendimin e sotëm të drejtësisë franceze, thotë Basha, Serbia duhet të ndërgjegjësohet një herë e mire, e të anullojë urdhërrarrestet e saj për luftëtarët e Kosovës dhe shton se detyra e qeverisë është të ushtrojë presion ndaj Beogradit. “Urdhërarrestet e Serbisë janë jo vetëm padrejtësi personale ndaj njerëzve si Ramushi që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës, por njëkohësisht sulm ndaj vetë pavarësisë, ndaj Republikës së Kosovës dhe integritetit të saj politik”, ka thënë Basha. Sipas tij, me vendimin e sotëm të drejtësisë franceze, Serbia duhet të ndërgjegjësohet një herë e mire, e të anulojë urdhërrarrestet e saj për luftëtarët e Kosovës. “Po kështu është detyrë kryesore e qeverisë shqiptare që të ushtrojë presion ndaj Serbisë dhe kerkesa ndaj vendeve të tjera, për të detyruar Beogradin të heqë dorë nga prakrika e turpshme, e padrejte dhe provokative e urdhër arresteve te tilla në mënyrë që padrejtësi si kjo me Ramushin të mos përsëriten më”, ka thënë ai, shkruan Ora News. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë