Basha: PD ka kundërshtar vetëm aleancën e krimit, jo një person NULL NULL 22.09.2017 18:03 22.09.2017 18:03 - Lulzim Basha (Minister of Foreign Affairs, Albania) Menjëherë pas deklaratës së Astrit Patozit ka reaguar me një status në Facebook dhe vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha. Ai thotë se kundërshtari i vetëm i PD-së është aleanca e krimit, jo thjesht një person. “PD ka vetëm një kundërshtar, që nuk është thjeshtë një person, por aleanca e krimit. Dhe ne jemi përballë, si aleanca e vlerave. Në këtë aleancë ka vend për mendimin kritik, për debat dhe marrjen e vendimeve siç u mor sot; vendim unanim për të nisur menjëherë një proces analize dhe konsultimi me bazën demokrate me qëllim forcimin, reformimin, bashkimin dhe përballjen me Edi Ramën dhe qeverinë e dalë përmes tjetërsimit kriminal të vullnetit të shqiptarëve”, shkruan Basha, shkruan Top Channel. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Përplasje mes ministres Hajdari dhe deputetëve opozitarë në Komisionin për Ekonomi 13 minuta më parë
Kosova “Shkaktari kryesor është faktori njeri”, 16 të vdekur nga aksidentet këtë vit 18 minuta më parë