lulzimbasha-2_3
12:59, 21 Prill 2017

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se vetting-u do të realizohet menjëherë pas paktit për një qeveri teknike.

“Nuk ka nevojë të shtyhet vetting-u pas zgjedhjeve. Menjëherë pas paktit kombëtar për një qeveri teknike, PD-ja është e gatshme që, sipas konsensusit të 22 korrikut të vitit të kaluar, t’i hapim rrugë zbatimit të reformës në drejtësi”, tha Basha.

Më tej, kreu i PD-së deklaroi se, “Edi Rama, për 1 vit e gjysmë u përpoq që të kapte drejtësinë. Rama, i mbështetur nga mercenarët e George Soros, shkatërroi konsensusin për drejtësinë”.

Basha shtoi se mediat duhet të kenë kurajo për të pasqyruar krizën ku ndodhet vendi./TCH

Interesante