Basha: Optimist për rezultatin dhe fitoren NULL NULL 25.06.2017 22:01 25.06.2017 22:01 Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se është optimist për rezultatin e opozitës në këto zgjedhje. “Procesi vazhdon akoma, por sipas raportimeve tona nga strukturat e Partisë Demokratike unë jam shumë optimist për rezultatin tonë dhe për fitoren”, tha ai. Basha falenderoi qytetarët që votuan dhe më pas u bëri thirrje komisionerëve dhe numëruesve që të zbatojnë ligjin në procesin e numërimit për të përmbyllur vullnetin e votuesve. “Tani që votimi përfundoi, ka mbetur pjesa tjetër e rëndësishme, procesi i numërimit. U bëj thirrje të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë proces të sigurojnë dhe garantojnë përmes zbatimit të ligjit që vullneti i popullit të përmbushet. Shqiptarët kanë bërë një sakrificë të madhe sot duke votuar në një ditë feste fetare dhe temperatura të larta. Ndaj u takon ju numërues që të bëni gjithçka që vullneti i popullit për të ardhmen të përmbushet”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku e Haradinaj s’do të jetë kryeministër (VIDEO) 23 minuta më parë