Basha: Meta të dorëhiqet, dyshohet për marrje ryshfeti NULL NULL 03.09.2015 17:12 03.09.2015 17:12 CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 90 Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp pasditen e kësaj të enjteje për të denoncuar një akt korrupsioni të kryer, sipas tij, nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, njëkohësisht edhe kreu i LSI-së në bashkëqeverisje me PS-në. Lulzim Basha ka akuzuar Metën se ka marrë ryshfet nga një person i arrestuar më parë për korrupsion, duke deklaruar edhe se firma e mikut të kreut të Kuvendit ka përfituar miliona euro. Basha ka kërkuar nisjen e hetimeve për të zbuluar atë që, sipas tij, mund të rezultojë si skema më e madhe e korrupsionit në vend. “Ilir Meta ia ka dalë mbanë t’i shpëtojë drejtësisë herët e kaluara, por këtë herë, Partia Demokratike dhe opozita është e vendosur që të kërkojë dorëheqjen e kreut të Kuvendit, në mënyrë që t’u hapë rrugë hetimeve të paanshme”, tha Basha, i cili paralajmëroi gjithashtu se “nëse Rama-Meta do të tentojnë manipulimin, do të përballen me qytetarët”./T.CH *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.