Basha mbledh deputetët e PD-së, pritet deklaratë për mediat NULL NULL 24.11.2017 12:32 24.11.2017 12:32 Kryetari i PD-ës, Lulzim Basha, ka mbledhur deputetët e PD-së në Kryesinë e Kuvendit. Pas takimit, pritet të ketë deklaratë për media lidhur me zhvillimet e fundit, shpalljen në kërkim të ish-oficerëve të lartë të Policisë, dështimin e operacionit për kapjen e tyre, përfshirjen e qeveritarëve në trafikun e drogës. Basha gjatë ditës së djeshme ka folur para mediave lidhur me këto zhvillime, shkruan gazeta Shekulli. “Me bekimin e Edi Ramës, Policia e Shtetit ka funksionuar si një organizatë kriminale e strukturuar, me hierarki të përcaktuar: nga koka e saj Saimir Tahiri tek drejtorët e policisë së rretheve dhe shefat e anti-drogës e të terrenit”. Kjo organizatë shtetërore kriminale, bandat që ajo kontrollonte dhe paratë e drogës u përdorën nga Edi Rama për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017 dhe ruajtjen e pushtetit të tij. Por këmbanat po bien për Edi Ramën” tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani kujton masakrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri 17 minuta më parë