Basha: Kusht i patjetërsueshëm qeveria teknike, përshkallëzojmë mosbindjen civile NULL NULL 25.04.2017 22:56 25.04.2017 22:56 Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas dështimit të negociatave të qeverisë me opozitën, deklaroi se “kusht i patjetërsueshëm për zgjedhje të lira e të ndershme, mbetet qeveria teknike”, duke shtuar se “javën e ardhshme nis përshkallëzimi i mosbindjes civile anë e mbanë Shqipërisë, për t’i treguar Edi Ramës se koha kur në vend bëheshin votime dhe jo zgjedhje, ka marrë fund”. “Përpjekja e negociatorëve nuk pati sukses, pasi Rama refuzon qeverinë teknike. Qeveria teknike është zgjidhja e vetme për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit. Nuk mund të pranohet që njeriu që e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës do të jetë përgjigja për problemet. Ndaj, kushti i patjetërsueshëm për zgjedhje të lira e të ndershme mbetet qeveria teknike”, tha Basha. Kreu i PD-së shtoi se partia e tij “angazhohet solemnisht para shqiptarëve që me një qeveri teknike të zbatohet ligji për dekriminalizmin, të luftohet droga dhe të nisë zbatimi pa vonesë i vetting-ut, sipas marrëveshjes politike të 21 korrikut”. “Edi Rama nuk do as zgjedhje të lira e as vetting të vërtetë sepse i trembet demokracisë dhe drejtësisë së vërtetë”, tha Basha. Në fund, kreu i PD-së lajmëroi se “javën e ardhshme nis përshkallëzimi i mosbindjes civile anë e mbanë Shqipërisë, për t’i treguar Edi Ramës se koha kur në vend bëheshin votime dhe jo zgjedhje, ka marrë fund. “Nuk do të ketë më kurrë pushtet pa opozitë”, theksoi Basha, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kostoja e e urës së re të Baltimores mund të kushtojë 400 milionë dollarë, thonë ekspertët 5 minuta më parë
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 9 minuta më parë