Basha: Kemi mbështetje totale nga Washingtoni NULL NULL 27.03.2017 12:53 27.03.2017 12:53 “Kemi marrë mbështetje totale në Washington dhe këtë mbështetje e përkthejmë në këtë aksion politik që ka vetëm një synim, Shqipërinë e standardit europian. Nuk do të ketë asnjë tërheqje”. Kjo ishte deklarata e kreut të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Bashës nga çadra e protestës së opozitës, duke këmbëngulur se kauzat e Partisë Demokratike mbështeten nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Për këtë betejë, për këtë kauzë të zgjedhjeve të lira e të ndershme, largimit të krimit nga politika dhe luftën pa kompromis kundër drogës, kemi marrë mbështetje totale në Uashginton dhe këtë mbështetje e përkthejmë në këtë aksion politik që ka synim Shqipërinë. Nuk ka tërheqje sepse do të thotë rënie të zgjedhjeve të lira e të ndershme, tërheqje do të thotë Shqipëri të republikës së drogës. Do të ketë luftë të vendosur deri në fitore”, deklaroi Basha, raporton TCH, përcjellë Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Komuna Gjilan: MAPL-ja konfirmon si të ligjshëm vendimin për këmbimin e pronave komunale me ato të Republikës së Kosovës 7 minuta më parë