Basha: Kam mbështetje nga Trump por nuk hyjë në zgjedhje me Ramën NULL NULL 24.03.2017 19:28 24.03.2017 19:28 Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk heq dorë nga kërkesa për të larguar Ramën si kryeministër. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Basha tha se ka marrë mbështetje nga administrate e presidentit Trump, por nuk pret zgjidhje nga të huajt. “Opozita nuk do të pranojë dhe lejojë zgjedhje me krimin dhe kushti është largimi i Ramës për të krijuar kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh ai nga Uashingtoni. Basha tha se në Shqipëri ka pasur votime por jo zgjedhje dhe se ata do ta bllokojnë procesin me mekanizma paqësorë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Komuna Gjilan: MAPL-ja konfirmon si të ligjshëm vendimin për këmbimin e pronave komunale me ato të Republikës së Kosovës 21 minuta më parë