Basha i përgjigjet Ramës: Të gjitha i ke blerë NULL NULL 30.04.2017 21:58 30.04.2017 21:58 Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, iu përgjigj “shënimit” qe kryeministri Edi Rama publikoi ne faqen e tij ne Facebook ditën e sotme ne vend të “Komunikimit Javor”. Basha shkruan se “e gjithë karriera e Edi Ramës është ngritur mbi blerjen e të gjithëve dhe çdo gjëje, të partisë, të aleatëve, të partnerëve, të bizneseve, të mediave, të shoqërisë civile. Me zhagen e lejeve të ndërtimit, të koncesioneve, të favoreve, të parave publike, Edi Rama ka blerë rrugën e tij deri në majën e pushtetit”. Sipas Bashes, e vetmja që nuk ka blerë dot ndonjëherë Edi Rama ka qenë Partia Demokratike. “Dje pasi mbylli edhe pazaret e fundit me ata që shiten dhe blihen, pasi bëri një listë kandidatësh me deputetë pasuria e të cilëve e kalon edhe prodhimin kombëtar të Shqipërisë, Edi Rama kuptoi se prapë nuk mund të blejë dot pluralizmin dhe demokracinë, sepse demokratët e vërtetë nuk u shitën. Ndaj me dinakërinë e tij të zakonshme sot u shtir sikur ka hallin e Partisë Demokratike”, thekson Basha. Sipas tij, Partia Demokratike ka zgjedhur lirinë, pluralizmin dhe demokracinë e vërtetë. “Kjo është kauza e drejtë, ky është shërbimi më i madh për popullin dhe për të ardhmen e Europiane të Shqipërisë. Partia Demokratike do të dalë më e fortë nga kjo betejë, ndërsa Shqipëria do të ketë Republikën e Re, të vërtetë dhe perëndimore”, thekson Basha *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 33 sekonda më parë
Kosova Kosova dhe Vatikani duhet ta njohin njëri-tjetrin, thotë Konjufca në takim me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë 12 minuta më parë
Kosova Si do t'i përgjigjej Sevdai Radogoshi, një oferte të një skenari serb? (VIDEO) 17 minuta më parë