Basha: Duam qeveri antimafie, të largohet Rama NULL NULL 18.10.2017 13:21 18.10.2017 13:21 Albanias main opposition Democratic Party leader and mayor of Tirana Lulzim Basha delivers a speech during a peaceful rally in Tirana on Saturday, Nov. 22, 2014. Tens of thousands of Albanians protested against the government's economic policies, claiming they are leading to rising taxes and energy prices and high unemployment. (AP Photo/Hektor Pustina) Partia Demokratike me aleatët e saj u mblodhën në një tryezë, së bashku me drejtues të LSI-së, për të diskutuar aksionin e tyre politik pas fakteve që kanë dalë nga dosja “Habilaj”. Pas përfundimit të takimit, Basha foli për mediat duke thënë se Shqipëria ndodhet përpara një gremine të vërtetë dhe fronti i bashkuar opozitar kërkon largimin e Kryeministrit. “Fronti i bashkuar opozitar kërkon largimin e Kryeministrit Rama, përfitues i drejtpërdrejt nga krimi dhe ministrat e tij të lidhur me krimin. Fronti i bashkuar opozitar kërkon krijimin e një qeveria antimafia”, u shpreh Basha. Basha theksoi se sot shqiptarët kanë provat e pakundërshtueshme politikë të lidhjeve të krimit me politikën. “Çfarë do të bëjmë më tej? A mund t vazhdohet më kështu? A mund t’i besohet kësaj kupole në pushtet? A mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me një mazhorancë të kapur nga krimi? Përgjigja për çdo shqiptarë është, jo”, u shpreh Basha. Ndërkohë, pas takimi foli edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila e vlerësoi tryezën si një sinjal pozitiv. “Tryeza ishte një sinjal shumë i mirë sepse ky front do të nisë angazhimin e tij. Fronti opozitar kundër narko-shtetit”, tha Monika, shkruan Top Channel. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.