17:44, 21 Prill 2017

Lulzim Basha i drejtohet ndërkombëtarëve duke u shprehur se beteja e opozitës është edhe për Europën dhe Amerikën.

Për Bashën, kjo betejë është për vlerat e përbashkëta dhe për sigurinë e përbashkët.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, kreu i PD-së shprehet i vendosur në kërkesat për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme, shkruan Lapsi.al.

Sipas Bashës, Shqipëria ka humbur kontrollin e territorit dhe të kufijve dhe me një qeverisje të kapur nga krimi sjell pasiguri për Europën dhe kthehet në konsumator të partneritetit strategjik me SHBA-të.

Më poshtë është postimi i tij i plotë:

Beteja jonë për zgjedhje të lira, për demokraci të vërtetë dhe për një Shqipëri të lirë nga droga dhe krimi, nuk është vetëm për fatin e shqiptarëve dhe të ardhmen e Shqipërisë. Kjo është betejë edhe për Europën, edhe për Amerikën, sepse është betejë për vlerat e përbashkëta dhe për sigurinë e përbashkët.

Një Shqipëri e sigurtë, kontribuon për një Europë të sigurtë. Një Shqipëri demokratike dhe e fortë kontribuon në partneritetin strategjik dhe sigurinë euroatlantike. Ndërsa një Shqipëri që ka humbur kontrollin e territorit dhe të kufijve, me një qeverisje të kapur nga krimi sjell pasiguri për Europën dhe kthehet në konsumator të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Liria, demokracia dhe mirëqeverisja janë të vetmet garanci për stabilitetin, sigurinë dhe mirëqenien, për sot dhe për nesër.

Interesante