Basha, Ahmetit: Të vazhdohet dialogu në mes faktorëve politikë NULL NULL 10.03.2016 14:03 10.03.2016 14:03 Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim, Kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Bashën. I pari i Prishtinës e njoftoi kreun e PD-së për situatën e përgjithshme politike në Kosovë, sfidat dhe kauzat e opozitës, qeverisjen dhe të arriturat në Komunën e Prishtinës. Nga ana e tij, Basha tha se duhet të vazhdohet me një dialog kuptimplotë dhe thelbësor në mes faktorëve politikë në Kosovë dhe Shqipëri. “Janë shumë çështje të përbashkëta për të cilat duhet të diskutojmë, si në aspektin e dy partive opozitare që kanë të bëjnë me interesin qytetar e poashtu edhe në aspektin kombëtar, siç është integrimi i të dy vendeve në strukturat euro atlantike”, tha në fund Basha, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë