10:56, 13 Tetor 2017

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha deklaroi se në 25 qershor, ashtu siç tregon raporti i OSBE/ODIHR-it sipas tij, u krye atentat ndaj demokracisë.

“Së pari, raporti i OSBE/ODIHR-it nxjerr në pah se vota e qershorit u ndikua dhe u ble. E dyta, vota u ndikua dhe u ble nga Edi Rama dhe PS. E treta, Edi Rama e ndikoi dhe e bleu votën duke përdorur paratë e drogës, kriminelëve, bandave dhe burimet publike. Këto përbëjnë atë që e dinë të gjithë: që më 25 qershor u krye atentat ndaj demokracisë”, tha Basha.

Më tej, kreu i PD-së iu drejtua deputetëve të mazhorancës, duke thënë: “Gjysma prej jush ka ardhur në Parlament nga krimi. Rama sulmon një orë opozitën dhe nuk thotë asnjë fjalë për krimin. Pse? Sepse është njësh me ta. Të dënuar me drogë, prostitucion dhe vrasje u bënë deputetë nga Edi Rama. Partinë tuaj e sundojnë kriminelët. Në zyrat tuaja ju ngrenë pistoletat banditët”, raporton TCH, transmeton Klan Kosova.

“Nuk luftohet dot krimi i organizuar kur Rama është vetë krim i organizuar”, shtoi Basha.

Interesante