15:00, 8 Gusht 2018

Një rrejt i barnatoreve në Britani ka filluar shitjen e një testi për HIV, i cili jep rezultatet brenda 15 minutave.

Aktualisht pacientët që kanë nevojë për testimin për sëmundjen HIV duhet të presin deri në tre ditë për të kuptuar gjendjen e tyre, pasi disa testime kanë nevojë që të konfirmohen në laborator.

“Testi “BioSURE” vjen në një periudhe të rëndësishme të luftimit të AIDS” është shprehur shefja ekzekutive Brigette Bard.

Sipas të dhënave nga organizata të ndryshme rreth 37 milionë fëmijë dhe të rritur vuajnë nga HIV në tërë botën.

Virusi vdekjeprurës dëmton qelizat e sistemit imunitar, duke e dobësuar aftësinë e trupit për t’i luftuar infeksionet.

The BioSURE test, which gives a result in just 15 minutes, will be stocked at all 200 of the chain's pharmacy stores across the UK