Barcelona thyen dominimin 11 vjeçar të Realit NULL NULL 27.07.2016 12:00 27.07.2016 12:00 Barcelona mund të krenohet se ka fituar gjatë edicionit 2015-2016 një rekord prej 679 milionë eurosh duke përfshirë këtu dhe përfitimet nga merkatoja, pa të cilat arkëtimet neto sillen rreth 630-635 milionë euro. Skuadra katalunase që pritet të zyrtarizojë gjithcka nëpërmjet një konference shtypi të drejtuesve këtë të enjte ka kaluar në këtë mënyrë për herë të parë Realin e Madridit. Los Blancos duhet të kenë regjistruar rreth 620 milionë euro neto në sezonin 2015-2016 dhe që ka qenë në krye të klasifikimit europian për fitimet për 11 sezone rradhazi. Por të dy skuadrat spanjolle me siguri do të parakalohen nga Manchester United, i destinuar që të zërë vendin e parë falë rritjes së të ardhurave të të drejtave televizive dhe kontratave të sponsorizimit. Djajtë e Kuq kishin parashikuar arkëtime mes 500 deri në 510 milionë paund, që falë kursit të favorshëm bëjnë 670-680 milione euro. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.