13:51, 11 Janar 2019

Barcelona nuk e ka për synim që ta transferojë sulmuesin e Chelsea-s, Alvaro Morata, raporton Mundo Deportivo.

Pavarësisht raporteve, kampionët e Spanjës nuk janë të interesuar në 26 vjeçarin i cili nuk ka arritur ta gjejë veten në “Stamford Bridge” që kur kaloi tek ta nga Real Madridi.

Prandaj, opsioni më i mundshëm që po duket të jetë në horizont është ai i transferimit të tij te Sevilla, ndonëse edhe Atletico e kanë kontaktuar Chelsea-n.