10:21, 14 Shkurt 2018

Barcelona i është bashkuar listës së klubeve që po e përcjellin kapitenin e Toulouse, Issa Diop, raporton Mundo Deportivo.

21 vjeçari nuk po shihet aktualisht si transferim potencial i verës nga Barcelona, por konsiderohet si prospekt i së ardhmes.

Përpos katalunasve, edhe rivalët londinezë, Arsenal dhe Tottenham Hotspur, kanë shprehur interesim për qendërmbrojtësin.

Në mesin e skuadrave që po e ndjekin francezin, janë edhe Inter dhe kampioni botëror, Real Madrid.

Interesante