Barcelona njofton se Mascherano do të largohet NULL NULL 23.01.2018 22:45 23.01.2018 22:45 Javier Mascherano është rrugës që të largohet nga Barcelona. Është klubi katalans që ka lëshuar një letër përmes së cilës i falënderohet argjentinasit për kontributin e dhënë në Camp Nou. Ai nën fanellën e Barcelonës ka zhvilluar 334 paraqitje për tetë sezone. Janë vetëm tre futbollistë të huaj që kanë luajtur më shumë për Barcën, shkruan Mirror, përcjell Klan Kosova. Vetëm Philipp Cocu, Dani Alves dhe Lionel Messi kanë djersitur më shumë fanellën e Barcelonës. Pas La Liga, Mascherano karrierën pritet që ta vazhdojë në Kinë te Hebei Fortune. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.