12:41, 11 Tetor 2018

Barcelona pritet të ofertojë për Frenkie De Jong dhe Matthijs De Ligt verën e ardhshme, sipas raportimeve të Sport.

Klubi katalunas është gati që t’ia paguajë rreth 130 milionë euro Ajaksit për dyshen e re të cilën po e ndjek tash sa kohë.

Kampionët në fuqi të Spanjës po synojnë që ta përforcojnë mesfushën dhe mbrojtjen pasi në fazën e sulmit veçse janë përforcuar gjatë verës.