Barcelona me 126 trofe në dekadën e fundit NULL NULL 29.06.2015 10:33 29.06.2015 10:33 Ekipi i futbollit i Barcelonës ka marrë shumë vëmendje , por në dekadën e fundit ata janë vetëm të tretit më të suksesshëm si ekip, nga të gjitha sportet që janë nën emblemën dhe qytetin e Barcelonës. Ekipi i hendbollit i prin garës me një sukses të madh prej 33 trofeve duke përfshirë shtatë tituj të fituar këtë vit: Superkupa e Katalonisë (2014), Super kupën e Spanjës(2014), Super Globin (2014),ASOBAL kupën (2014) ASOBAL ligën (2015), Kupën Evropiane (2015) dhe Kupën e Mbretit (2015). Ekipi i Hockey me patina kanë grumbulluar 32 trofe në të njëjtën periudhë por siç raporton Sport, ata kanë një qëndrueshmëri dhe vazhdimësi të fitimit të trofeve të pabesueshme gjatë dekadës së fundit. Ata kanë fituar së paku dy trofe në 10 stinorët e fundit, përveç stinorit 2012/2013 ku kanë fituar vetëm një trofe,raporton Eurosport, transmeton Klan Kosova. Messi dhe të tjerët e pasojnë listën e suksesit me 25 trofe të fituar, me dy tripleta gjatë kësaj periudhe. Basketbolli dhe futsalli janë të radhës me nga 18 trofe të fituar secili. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.