Barcelona luan me ekipin që përjetoi tragjedi NULL NULL 28.06.2017 18:24 28.06.2017 18:24 Në mbrëmjen e 28 nëntorit 2016 ndodhi një tragjedi e madhe kur aeroplani çarter i cili po i afrohej Medellinit u rrëzua. 71 persona humbën jetën, përfshirë edhe gati gjithë ekipin futbollistik dhe stafin menaxhues të Chapecoense, që po udhëtonin për ta luajtur ndeshjen e parë finale të Kupës së Amerikës Jugore kundër Atletico Nacional. Ekipi brazilian ka marrë ftesë që të jetë pjesë e trofeut Joan Gamper në Barcelonë, kurse me Barçen do të luajë me 7 gusht, njofton Klan Kosova. https://www.youtube.com/watch?v=g4qOGlTUyH8 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.