Barcelona favorizohet nga bastoret në El Clasico NULL NULL 13.08.2017 15:16 13.08.2017 15:16 Barcelona dhe Real Madrid do të ndeshen sonte me fillim në orën 22:00 në ndeshjen për Super Kupën e Spanjës, njofton Klan Kosova. Ndeshja mes fituesit të ligës së Spanjës dhe fituesit të kupës do të jetë El Clasico i parë i këtij sezoni të ri futbollistik. Përkundër se Reali është shpallur kampion në ligë dhe po ashtu në Ligën e Kampionëve bastoret kanë favorizuar dukshëm Barcelonën duke i dhënë kuotë shumë më të vogël për fitore, krahasimisht Real Madridit. Derisa Barcelona kuotohet me 2.0, fitorja eventuale e Realit ka kuotën 3.4, ndërsa barazimi 3.9. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.