Barcelona dhe United pas Pepe NULL NULL 20.09.2018 19:30 20.09.2018 19:30 Futbollisti i Lille, Nicolas Pepe, është në radarin e dy gjigantëve evropianë, Barcelona dhe Manchester United. Barcelona e ka pranuar që ka interesim të madh në 23 vjeçarin, raporton Mundo Deportivo. Ai ka shënuar hat-trick kundër Amiens javën e kaluar, dhe tashmë ka kapur vëmendjen e Betisit dhe Sevillës, përderisa raportet thonë që edhe Djajtë e Kuq janë vënë pas tij. Ndërkaq, klubi katalunas është i fundit që është futur në garë për shërbimet e tij, ndërsa drejtori i futbollit, Eric Abidal, e ka pranuar që përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë “është mjaft interesant”. https://www.youtube.com/watch?v=wJIlszAquHc *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.