Barça s’ka akord për Arthur NULL NULL 22.02.2018 09:05 22.02.2018 09:05 Gjiganti spanjoll akoma nuk ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit të talentuar brazilian, për të cilin ditë më parë qe raportuar se gjatë verës do të vishte fanellën kaltër-e-kuq Ditë më parë u raportua se Barcelona është shumë afër arritjes së marrëveshjes për transferimin e mesfushorit të Gremio, Arthur, për 30 milionë euro. Por këto spekulime i ka mohuar presidenti i Gremio, Ramildo Bolzan, që për media lokale ka deklaruar se nuk është arritur akoma asnjë marrëveshje. Katalunasit pritej të paguanin 30 milionë euro për blerjen e 21-vjeçarit gjatë verës, dhe 5 milionë më pak nëse sipas akordit do të pajtoheshin ta huazojnë prapë tek Germio. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 20 orë më parë