Barça me fitore, por Reali me kupë NULL NULL 21.05.2017 22:38 21.05.2017 22:38 Barcelona ka arritur fitore ndaj Eibar me rezultat 4:2 ndonëse ishte në disavantazh prej 0:2 në javën e fundit në La Liga. Takashi Inui shënoi për mysafirët dy gola në minutat 7’ dhe 61’, por Barcelona filloi kthesën falë një autogoli nga Junca në minutën e 63-të. Lionel Messi dështoi nga pika e bardhë në minutën e 70’, por Luis Surez u përkujdes që ta barazojë rezultatin 3 minuta më vonë. Messi arriti të shënojë nga penaltia në tentimin e tij të dytë në minutën e 75-të, dhe e shënoi golin e tij të dytë në minutën e dytë të lojës shtesë. Messi mund të ngushëllohet me trofeun e golashënuesit më të mirë në ligë pasi që e arriti këtë me 37 golat e tij në këtë stinor të La Ligës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 21 orë më parë