Mbrojtësi i krahut mund të largohet nga Old Trafford gjatë afatit kalimtar të verës, meqë raportet me trajnerin s’i ka aspak të mira dhe katalunasit synojnë të përfitojnë nga ky rast

15:32, 17 Maj 2018

Barcelona po përgatitet që ta transferojë futbollistin e Manchester United, sipas raportimeve të the Mirror.

Ai është gati që të largohet nga Old Trafford, pas përplasjeve që ka pasur me Jose Mourinho.

Në anën tjetër, pasi që i ka mbetur vetëm një vit në kontratë, Djajtë e Kuq mund të detyrohen që ta shesin atë.

Ndërkaq, katalunasit po e kërkojnë një mbrojtës të krahut të majtë, dhe Shaw është një nga opsionet.