Barazimi i Zafir Berishës (FOTO) NULL NULL 21.07.2017 22:59 21.07.2017 22:59 Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook, sipas të cilës tani koalicioni PAN ka 60 deputetë dhe të tjerët janë pjesë e kundërshtarëve të tyre politikë. Kandidati për kryeministër i Kosovës nga PAN, Ramsush Haradinaj, vazhdimisht ka thënë se i ka 61 e më shumë deputetë, por Berisha, duke mos komentuar më shumë, ka bërë pak matematikë në Facebook duke postuar vetëm “60 me 60”, njofton Klan Kosova. Mbase me këtë lloj “formule” disi hutuese, Berisha ka dashur t’i përshtatet atmosferës politike të tanishme, ku asgjë nuk është fort e qartë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 2 days