Barack Obama nderon Steven Spielberg me Medaljen e Lirisë NULL NULL 25.11.2015 14:00 25.11.2015 14:00 Presidenti Obama ka ndarë çmimet e Medaljes së Lirisë që është nderi më i lartë për një qytetar të Amerikës për regjisorin Steven Spielberg dhe për muzikantët James Taylor, Barbra Streisand dhe Gloria Estefan. Presidenti Barak Obama e ka vlerësuar regjisorin Steven Spielberg si një njeri “tregimet e të cilit kanë formuar historinë e Amerikës”. Spielberg, njeriu pas filmave të Hollivudit si ET, Jurassic Park dhe Indiana Jones, mori çmimin në javën në të cilën filmi i tij i ri “Bridge of Spies” është lansuar në Britani të Madhe. “Filmat e Steven janë bazuar në atë që është më e rëndësishmja, në një besim në njerëzimin tonë të përbashkët”, tha Obama. “Tregimet e tij kanë formuar historinë e Amerikës, dhe vlerat e tij kanë formuar botën tonë” ka vazhduar ai, transmeton Klan Kosova. Obama gjithashtu vuri në dukje punën e Spielberg në themelimin Fondacionin Shoah, fondacion që regjistron dëshmitë e të mbijetuarve dhe dëshmitarëve të tjerë të Holokaustit. Regjisori i cili ka fituar tre çmime Oscar dhe filmat e të cilit kanë arkëtuar më shumë se 9 miliard dollarë në shitjet e biletave. “Filmi ka qenë gjithmonë mënyra më e mirë për mua që të shkarkoj veten nga demonët e mi dhe të hedhë ata mbi ju” ka thënë Spielberg kohëve të fundit. Në mesin e 17 fituesve në ceremoninë e Shtëpisë së Bardhë ishin këngëtarja – producentja Barbra Streisand, kompozitori James Taylor, producenti muzikor Emilio Estefan dhe ylli i pop muzikës Gloria Estefan. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.