Banorët e Dardanisë: Nuk largohemi nga banesat, jemi në gjendje edhe t’i blejmë NULL NULL 14.09.2016 23:45 14.09.2016 23:45 Në një raportim direkt në emisionin Ora e Fundit, banorët e lagjes së Dardanisë, kanë thënë se kanë nënshkruar peticion me të cilin kërkuan përkrahje për mos-largimin e tyre nga banesat ku aktualisht banojnë. Sipas banorëve të Dardanisë, fajtor për këto probleme qëndron Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, që për të cilin kishin edhe mesazhe, njofton Klan Kosova. ‘’Prokuroria ka kërkuar që ne të largohemi nga këto banesa. Ne nuk jemi pronarë por jemi pretendent aktual që dëshirojmë të bëhemi pronarë të këtyre banesave. Ne jemi munduar cdo herë të jemi sa më të sinqertë, por dikujt po shihet se i pengon kjo gjë’’. ‘’Ne e dijmë që ky objekt ka qenë i pabanuar në vitet 1999, nuk i ikim asnjë lloj pagese, nëse është nevoja të bëhet një e tillë sipas nevojave ligjore ne e bëjmë.’’ Ndërkaq njëri nga banorët e tjerë të zonës ku u është kërkuar largimi nga banesat, duke iu referuar Kryetarit Ahmeti, ka thënë se nuk ekziston asnjë mundësi që do ta largojë atë nga vendi ku jeton aktualisht. ‘’Ka 17 vjet jemi që jemi në këto banesa, shkaktar i këtyre problemeve është Shpend Ahmeti.’’ ‘’Ne jemi të këtyre banesave, kërkojmë edhe me i ble këto banesa. Kërkësa jonë është të na mundësohet blerja e banesave.’’ ‘’Tani i them Shpend Ahmetit, i gjallë nuk me ka qit prej banesës.’’ ‘’Ne kemi marr mbi 10 mijë nënshkrime kundër lëvizjes së banorëve nga këto banesa. Kuvendi i Kosovës duhet të marr një vendim pozitiv sa i përket banorëve të këtyre banesave. Jemi të shqetësuar, dhe për asnjë dëshirë ne nuk lëshojmë këto banesa. Ne nuk po kërkojmë asgjë tjetër, kërkojmë me i ble këto banesa.’’, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024