22:37, 11 Korrik 2018

Kroacia është kualifikuar për herë të parë në finale të Kupës së Botës, duke e mposhtur Anglinë 2:1.

Edhe kësaj radhe, kombëtares nga Ballkani iu deshën 120 minuta për ta siguruar triumfin, por kësaj radhe nuk lejuan që të shkojnë në penalti.

Anglezët udhëhoqën 1:0 shumicën e kohës së rregullt, pas golit nga gjuajtja e lirë të cilin e realizoi Kieran Trippier në minutën e pestë.

Në anën tjetër kroatët bënë pak në pjesën e parë, por në pjesën e dytë u kthyen më insistues, e që kulmoi me golin e barazimit nga Ivan Perishiq në minutën e 68-të.

Pas këtij goli, kroatët e dominuan ndeshjen, duke i pasur disa raste tejet të volitshme për gol, por skuadrat shkuan baras në vazhdime.

Ndërkaq, në këtë periudhë delikate, heroi ishte Mario Mandzukic i cili e shënoi golin e fitores në minutën e 109-të.

https://www.youtube.com/watch?v=XLa9wP-BVzQ

https://www.youtube.com/watch?v=7RJT7DKi7iM

Interesante