Bale i lumtur te Reali NULL NULL 17.07.2017 16:00 17.07.2017 16:00 Gareth Bale ka thënë që nuk po planifikon që ta lë Real Madridin për Manchester United, duke thënë se nuk e ka pranuar asnjë ofertë. Sulmuesi uellsian është lidhur që një kohë të gjatë me një kalim në Premier Ligë, me klubin nga Old Trafford si një nga kandidatët kryesorë. Por ai insiston se po e shijon jetën në kryeqytetin spanjoll. Kur u pyet nëse e ka konsideruar largimin, ai tha për Marca: “Jo, gjithçka ka qenë e komplikuar shkaku i lëndimit tim, por asgjë tjetër”. “Ende mund të luaj mirë dhe kur të jem në maksimum, do ta jap më të mirën time sërish. Kam nënshkruar kontratë të gjatë në Madrid, dhe jam i lumtur këtu”, shtoi Bale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.