Bale: Duhet t’i mbajmë emocionet në finale NULL NULL 26.05.2016 16:12 26.05.2016 16:12 Gareth Bale ka thënë se futbollistët e Real Madridit duhet t’i mbajnë fort emocionet në ndeshjen finale të Champions League, kundër Atletico Madrid. Rivalët lokal nga kryeqyteti spanjoll janë takuar në finalen e kësaj gare në vitin 2014, ku Reali kishte fituar 4:1 në kohën shtesë, pasi deri në minutën e 93-të gjithçka ishte e barabartë. “Faktori kyç në këtë ndeshje është kontrollimi i emocioneve.” “Nëse lejon që t’i lëshosh emocionet atëherë mund të dëmtohet loja. Është e rëndësishme që të fokusohemi në futboll.” “E dimë se finalja do të jetë e vështirë, por që duhet të përgatitemi mirë”, ka thënë Bale, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 52 minuta më parë