bajram-gecaj_1478034014-4331061
22:27, 20 Mars 2017

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj derisa ka folur për anëtarin e Vetëvendosje në Komisionin Qendror Zgjedhor, Adnan Rrustemin, ka përfshirë edhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke e quajtur pinokio.

“Kjo fundërrina e Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV), përfaqësues i Brigadave të tyre të Kuqe në KQZ, Adnan Rrustemi, ju paska bashkangjitur sistemit dhe metodës së atij Pinokios tjetër nga Komuna e Prishtinës, veçse këtij ju paska zgjatur hunda më shumë nga gënjeshtra e tij e paskrupullt”, ka shkruar Gecaj në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Ky është postimi i plotë i Gecajt:

“FUNDËRRINAT GËNJESHTARË TË LAV

Kjo fundërrina e Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV), përfaqësues i Brigadave të tyre të Kuqe në KQZ, Adnan Rrustemi, ju paska bashkangjitur sistemit dhe metodës së atij Pinokios tjetër nga Komuna e Prishtinës, veçse këtij ju paska zgjatur hunda më shumë nga gënjeshtra e tij e paskrupullt. E vetmja deklaratë e imja deri më tani në lidhje me organizimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë ka qenë se “Qeveria e Kosovës ende nuk ka qëndrim për këtë çështje”. Ndërsa ky pinokio hundëmadh merr guximin të më krahasoj edhe me një “ministër të Serbisë”. Ti, more psikopat, me u bashku me tërë farë e fis, prap mbetesh me kilometra largë kredencialeve të mia dhe të familjes sime. Vendimin për ose kundër organizimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë e merr Qeveria e Republikës së Kosovës, jo unë, e posaçërisht jo bërllogu si ti”.

Interesante