10:09, 13 Tetor 2017

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka  nënshkruar Deklaratën e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, duke u  zotuar  kështu  se  fëmijët, përkatësisht zgjidhja e problemeve të tyre do të kenë  prioritet në politikat e qeverisjes komunale.

Bahtiri tha me këtë rast se ai dhe Komuna e Mitrovicës do t’i përmbushin me përpikëri obligimet ligjore për të promovuar të drejtat e fëmijëve dhe për të siguruar mbrojtjen e tyre, njofton Klan Kosova.

“Fëmijët janë pasuria më e madhe e jona, prandaj unë si kryetar i Komunës, por edhe të gjitha institucionet tjera të pushtetit lokal, do të bëjmë përpjekje maksimale që të krijojmë kushte që fëmijët tanë të rriten, edukohen e  arsimohen pa brenga dhe të kenë një perspektivë të ndritshme”, ka thënë ai.

Interesante