13:51, 14 Shtator 2018

Kryetari i komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri ka quajtur të gabuar kërkesën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli që Shqipëria të jetë palë në dialogun Kosovë-Serbi.

Një gjë e tillë sipas tij do të përmbushte pretendimin e kahmotshëm të Serbisë që në bisedime ta anashkaloj Kosovës.

“Është e gabuar deklarata e z. Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar që Shqipëria të jetë palë në dialogun Kosovë-Serbi. Ky është një pretendim i kahmotshëm i Serbisë, e cila ka kërkuar ta anashkaloj Kosovën dhe procesin ta zgjidh me Shqipërinë, duke i dëmtuar dhe defaktorizuar institucionet e Kosovës”.

“Asnjë shtet nk mund të flet në emër të Kosovës, madje as Shqipëria, sepse Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Republika e Kosovës i ka institucionet e saj kushtetuese, Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën, të cilat e përfaqësojnë dhe marrin vendime për shtetin tonë”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Bushati sot po qëndron në një vizitë në Kosovë, ku është pritur nga krerët më të lartë të shtetit.

Kosova merr përkrahje nga Shqipëria për vizat, Pacolli kërkon mbështetje edhe për dialogun me Serbinë

klankosova.tv