12:33, 17 Prill 2018

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim kryetarin ë Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili shoqërohej nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Nasuf Aliu dhe drejtori i Arsimit, Afrim Namani. Në takim ishte i pranishëm dehë drejtori nga Drejtoria për Infrastrukturë dhe Shërbim Publikë, Naser Muja, transmeton Klan Kosova.

Fillimisht të dy kryetarët vlerësuan si të mirë gjendjet e përgjithshme në komunat e tyre, si dhe vlerësuan lart bashkëpunimin e ndërsjellët për të mirën e qytetarëve të Komunës së Mitrovicës dhe asaj të Vushtrrisë.

Bahtiri e informoi Tahirin më punën që është bërë dhe që po behët në rregullimin e hapësirës për rreth lumit Ibër, ku përveç liqenit tani më të përfunduar, janë duke u zhvilluar edhe disa projekte shumë të rëndësishme siç janë; ndërtimi i pishinave olimpike, të hapura dhe  të mbyllura, ndërtimi i terreneve sportive, parku botanik etj.

“Kjo hapësirë përgjatë lumit Ibër do t’ja shtoj akoma hijeshi qytetit, por mbi të gjitha do të jetë një hapësirë shumë mirë e rregulluar që do të shfrytëzohet për pushim e rekreacion nga ana e qytetarëve të Mitrovicës, por edhe qytetarëve të tjerë të cilët tashmë kanë filluar më të madhe të vizitojnë liqenin e Ibrit në Suhodoll, si një atraksion i vërtetë.

Të dy kryetarët thanë në vazhdim së në këtë periudhë të shkurtër kohore prej së janë zgjedhur si drejtues të komunave kanë pas kontakte të shpeshta dhe kanë bashkëpunuar ngushtë në realizimin e disa projekteve në interes të përbashkët për të dy komunat.

Në takimin e sotëm Bahtiri dhe Tahiri folën edhe për intensifikimin e bashkëpunimit dhe për disa projekte konkrete më interes të përbashkët. Ata u dakorduan që të realizohet projekti për asfaltimin e rrugës që lidh fshatin Pirq të Komunës së Mitrovicës më fshatin Oshlan të Komunës së Vushtrrisë, projekt ky i cili  parashihet të kushtojë rreth 200 mijë euro.

Po ashtu në këtë takim të dy kryetarët biseduan edhe për gjendjen në kompanitë publikë rajonale.