Babai i Triumf Rizës komenton lirimin e Enver Sekiraqës NULL NULL 19.10.2017 23:19 19.10.2017 23:19 Shefqet Riza, babai i policit të vrarë Triumf Riza, është lutur tek Zoti pak çaste pasi ka kuptuar lajmin për lirimin nga paraburgimi të Enver Sekiraqës. “Nuk e di unë. Tepër e çuditshme. Me 37 vjet është shpallë (i dënuar). Nuk muj me marrë me mend këtë. Zoti na rujtë”, ka thënë Riza për KALLXO.com Ai ka thënë se nuk ka qenë në dijeni se i akuzuari për vrasjen e djalit të tij është liruar nga paraburgimi. Pasditen e sotme avokatja e Enver Sekiraqës ka konfirmuar se Gjykata e Apelit ka marrë vendim që klientit të saj t’ia stopojë masën e paraburgimit. Sekiraqa ishte dënuar nga shkalla e parë me 37 vjet burgim nën akuzën për planifikimin e vrasjes së policit të njësive speciale Triumf Riza. Lënda e tij është duke u trajtuar në shkallën e dytë nga Gjykata e Apelit. Sekiraqa ishte vetëdorëzuar në polici pas disa muajsh arratisje nga momenti kur polici Triumf Riza ishte vrarë në njërën nga lagjet e Prishtinës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti falënderon Çekinë për rolin dhe kontributin në rrafshin e sigurisë së Kosovës 39 minuta më parë