Babai i Paul Walker: Zoti e mori atë në shtëpi NULL NULL 09.05.2017 13:36 09.05.2017 13:36 Babai i aktorit të ndjerë hollivudian, Paul Walker, ka zbuluar që është mbyllur gati tërësisht dhe vazhdon që ta ketë të vështirë ta pranojë vdekjen e pakohë të birit të tij, katër vjet më parë. Në një intervistë emocionale për Daily Mail, ai shpejgoi se si ka ndryshuar jeta e tij që prej vdekjes së djalit të tij në një aksident me veturë. “Jam mbyllur pak a shumë, nuk dal edhe aq më sepse vdekja e Paul-it mori shumë nga unë”, tha Ëalker Sr. Në shtëpinë e tij në Los Angeles. “I kam miqtë e mi të mirë, me të cilët mbaj kontakte, dhe ata kanë qenë shumë përkrahës dhe të mirë ndaj meje. Mënyra më e mirë se si e shikoj këtë gjë, është se Zoti e mori atë në shtëpi. Ky është ngushëllimi më i madh që e gjej”, shtoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 28/03/2024
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 28/03/2024